29 Janar, 2023

Clara Chia ka nevojë për një psikolog/ Flasin burimet pranë partneres së Gerard Pique: Kënga e Shakirës e ka ‘shkatërruar’


Shakira ka bërë një bujë të madhe me këngën e saj ” Sessions #53″ të Bizarrap të dedikuar Piques dhe partneres së tij të re Clara Chias.

Me këngën e cila është bërë kaq virale, kryefjala e mediave spanjolle janë këngëtarja dhe ish-fubollisti.

Megjithatë, ajo që ka qenë më shqetësuese në tekstin e këngës së Shakirëa nuk kanë qenë fjalët e saj ndaj Piques , por ndaj partneres aktuale të futbollistit, Clara Chia .

Mesa duket e reja nuk ndihet rehat me zhurmën që është shkaktuar si pasojë e këngës, e cila ka bërë që ajo të kërkojë ndihmë psikologjike.

‘Bizarrap Sessions #53’ ka ndikuar në shëndetin mendor të Clara Chias

Ajo që është e qartë është se identiteti i saj nuk është më sekret dhe presioni i të qenit e dashura e një të famshmi ka filluar të ndikojë në jetën e saj.

“E ndalojnë në rrugë, i këndojnë këngën, të gjithë e njohin dhe pasi është një vajzë mjaft e turpshme”, theksoi një javë më parë Lorena Vazquez , nga “Mamarazzis”.

“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë. Ajo ka nevojë për një psikolog sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh e përfolur nga spanjollët dhe të gjithë botën.

“Ka qenë një roje e përhershme e sigurisë dhe ajo nuk është parë të largohet nga shtëpia”, shpjegoi Blazquez . “Ajo ka nevojë për ndihmë të veçantë, nga ekspertë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al