21 Tetor, 2019

Çiljeta zbulon planet për dasmë, ja kur do të martohet me Alban Hoxhën


Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga duket se i ka të afërta planet për t’u martuar. Pikërisht këtë ka shprehur tek ‘Shiko kush luan’.

E pyetur se kur do ta kurorëzonte në martesë marrëdhënien e saj me Alban Hoxhën, ajo i është përgjigjur se kishte plane të tjera njëherë…

“Nja një vit apo dy do bëj lekë njëherë dhe më pas do të martohem,“-tha Çiljeta me humor.
Ajo dhe portjeri i Partizait, Alban Hoxha, prej disa kohësh janë në një lidhje, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al