28 Gusht, 2018

“Cila është më e suksesshme, ti apo Eni?” Greta Koçi përgjigjet kështu…


Greta dhe Eni Koçi janë dy motrat e njohura të showbiz-it shqiptar. Motrat të cilat janë këngëtare, shfaqen gjithmonë duke mbështetur njëra-tjetrën në projektet e tyre muzikore, e duke lënë të kuptohet se nuk ka konkurrencë mes tyre.

Në një bisedë me fansat e saj në rrjetin social “Instagram”, Greta u pyet se cila është më e suksesshme në tregun muzikor. Madje i thotë që të tregohet e drejtë me përgjigjen.

“Aman ma trego ti mua këtë, po të drejtën ama. Se unë nuk e di.” – i përgjigjet këngëtarja Greta Koçi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al