9 Maj, 2019

Çifti zviceran nuk është i vetmi që ka mashtruar, zbulohet padia e mikes së Loredanës kundër saj


Arrestimi i reperes, Loredana Zefi, nga policia zvicerane është kthyer në kryefjalën e lajmeve. “20 minutes” shkruan se reperja e njohur akuzohet se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur atij rreth një milion franga bashkë me të vëllanë.

Media vendase shkruan se Loredana dhe vëllai i saj i madh, Berati i kanë marrë para shtetases Petra Z. 52 vjeçe dhe bashkëshortit të saj Hans Z. 53 vjeç.

Por mesa duket kjo nuk është hera e parë që emri i Loredanës përfshihet në një skandal të tillë. “Prive.al” shkruan se më herët, një ish-mike e Loredanës e ka denoncuar atë për dy tërheqje bankare nga llogaria e saj që përfshinin reperen dhe vëllain e saj. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2017.

Në një rrëfim të gjatë ajo pati shpalosur versionin e saj, shoqëruar me adresat e tërheqjes.

Më poshtë, gjeni rrëfimin e plotë të Esa Vokshit në “Instastory” duke rikthyer kështu në vëmendje një histori e cila aktualizohet pas skandalit me çiftin zviceran.

“Kjo nuk ka të bëjë me talentin. Më pëlqen muzika, por jo edhe mënyrat që janë përdorur për të arritur atë.  Nuk më intereson çfarë mendoni, nuk dua të jem e famshme, dua të jetoj një jetë normale dhe të trajtohem me respekt. As nuk kam frikë. Pyes veten se si ajo mori kartën time të kreditit me vëllain e saj. Nuk e njoh vëllain tënd. Unë jam normale dhe e vërtetë në botën reale. Isha në Gjermani dhe shpenzimet bëheshin jashtë vendit. Unë isha përfshirë në paratë e mia/borxhin derisa erdhi kjo letër dhe çdo gjë kishte një kuptim për mua. Nga karta ime e kreditit u harxhuan 538 euro”, shkruan ajo në postimin e saj.  Prive.al 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al