30 Nëntor, 2018

Çifti i ri në showbiz, këngëtarja shqiptare e lidhur me aktorin e famshëm të Hollivudit


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora thuhet se është e lidhur me aktorin e njohur të Hollivudit, Andrew Garfield.

Rita Ora me ish-të dashurin Andrew Watt 

28-vjeçarja është në fillimet e romancës me ish-yllin e filmit “Spider-Man”, 35 vjeç, pas ndarjes nga muzikanti Andrew Watt në shtator të këtij viti.

“Rita u ka folur miqve të saj rreth një muaj më parë. Por në ditët e fundit gjërat kanë filluar të ngrohen dhe ajo thotë se ajo që kanë është serioze”, ka thënë një burim për “Daily Mail”.

“Është ende herët por ata e pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po ia lënë kohës. Oraret e tyre i bëjnë gjërat e vështira, por ata kanë një lidhje të vërtetë”, ka shtuar burimi.

Ndërkohë, Garfield ka qenë e lidhur me kolegen e saj te filmi “Amazing Spider-Man”, Emma Stone, me të cilën u njoh në vitin 2011.

Pas 4-vitesh, çifti i dha fund lidhjes dhe thuhet se ata kanë mbetur miq.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al