27 Qershor, 2019

Çifti i famshëm i jep fund beqarisë, martohet në fund të 2019-s


Këngëtarja e famshme Katy Perry dhe aktori i “Hollywood”-it, Orlando Bloom, duket se kanë përfunduar planet e tyre të dasmës.

Revista e njohur “People” shkruan se 34-vjeçarja dhe 42-vjeçari do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre, në fund të këtij viti.

Çifti u fejua në ditën e Shën Valentinit, ku Katy mori një unazë të bukur diamanti me lule. Ata tashmë do të organizojnë një martesë me pak të ftuar dhe intime.

“Ata kanë punësuar një planifikues dasmash për të finalizuar të gjitha detajet e dasmës. Katy duket sikur e ka marrë situatën nën kontroll, por edhe Orlando po aktivizohet”, ka thënë një burim pranë çiftit.

“Nuk janë të stresuar për këtë gjë. Do të jetë një festë e këndshme me familjarët dhe miqtë”, shton burimi. Perry dhe Bloom janë të lidhur që në vitin 2016.

Ndërkohë në vitin 2010, këngëtarja ka qenë e martuar me Russel Brand, me të cilin u nda pas dy vitesh.

Ndërsa Bloom ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr nga viti 2010 deri në vitin 2013. Nga kjo martesë erdhi në jetë një djalë, Flynn, i cili është 8 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al