25 Janar, 2018

Çifti “i çuditshëm”, Ronela Hajati dhe Young Zerka, pse vazhdojnë ta mohojnë lidhjen


Ronela Hajati dhe Young Zerka e mbyllën vitin 2017 me publikimin e këngës së tyre çift, të titulluar “Diamanta”. Për t’iu përshtatur partnerit në look, Ronela kishte bërë flokët kaçurrela në këngën që publikun, pak para festave të fundvitit. Ishte Ronela ajo, që bëri postimin e klipit, duke falënderuar dhe Zerkën, i cili ia ktheu komentin ndryshe, pasi i shkruante: “O diamante, bravo! Ta gëzojmë klipin, urime!”, koment i shoqëruar me puthje e emoji diamanti.

“Diamanta” me muzikë të Big Bang u realizua nga Valon Aziri, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja Hajati. Ky bashkëpunim erdhi pas atij me titull “Syn i jemi”, që u komentua si klipi që ligjëroi lidhjen e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë kohë që komentohen si çift, ende nuk e kanë pranuar hapur. Gjithsesi, jeta, që bëjnë brenda dhe jashtë muzikës, i ka tradhtuar paksa çiftin e ri të showbiz-it, pasi ata nuk ndahen në asnjë moment nga njëri-tjetri.

Në fund të vitit të kaluar, ata u fotografuan në SHBA, sapo kishin mbërritur në aeroport. Menaxheri i koncerteve me artistë shqiptarë në SHBA, “Arber Entertainment” ka zbuluar arsyen e këtij udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të Ronelës dhe Zerkës. Çifti udhëtoi për një tur koncertesh për Halloween, së bashku më këngëtarin Alban Skënderaj.

Në vitin 2016, ajo ishte në kulmin e thashethemeve për lidhje mes saj dhe këngëtarit Young Zerka, gjatë një prononcimi për Prive, pyetjes: “Sa e do Young Zerkën?”, ajo iu përgjigj: “Unë s’jam e lidhur me Zerkën, kështu që nuk kam çfarë të mbaj sekret”. Edhe pse ata rrinë gjithë kohën bashkë, në të gjitha intervistat, këtë e kanë cilësuar thjesht si miqësi dhe bashkëpunim, pasi Ronela bën tekstet e këngëve të Zerkës.

Dy artistët u afruan me njëri-tjetrin, pas prishjesh së bashkëpunimit me “Max Production”, ndërkohë që tani po punojnë me “Pro video Albania”. Sipas miqve të tyre, këngëtarët janë përpjekur ta mohojnë me çdo kusht që ata janë bashkë.

Ndoshta frika se marrëdhënia e tyre do u prishë punët në karrierë, i ka bërë të mos e deklarojnë hapur marrëdhënien e këtyre viteve. Por, tashmë, nuk kanë si të fshihen, pasi jo vetëm ftesat i marrin çift për koncerte dhe janë 24 orë në 24, bashkë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al