11 Prill, 2019

“Çift budalla”, komentuesit kritikojnë të rinjtë për foton e “rrezikshme”


Shpeshherë për të realizuar një fotografi perfekte dhe të veçantë, njerëzit marrin shumë rreziqe. I tillë është edhe rasti i një çifti amerikan, Kelly dhe Kody, të cilët ndanë në rrjetet sociale një foto duke u paraqitur në skajin e pishinës në “Kajon Jungle Resornt”, në Ubud më 3 prill.

Në foto shihet se si Kelly qëndron në mënyrë të guximshme buzë pishinës dhe jashtë saj. Ajo shfaqet duke puthur të dashurin e saj, i cili është brenda pishinë dhe e mban atë.

Blogerët udhëtues janë shprehur se kanë qenë shumë të kujdesshëm në realizimin e kësaj foto, si dhe kanë besim te njëri-tjetri. Por komentet rreth kësaj poze nuk kanë qenë shumë të mira.

Ka shumë që e quajnë çiftin budalla dhe se po mësonin njerëzit e tjerë që të bënin foto të guximshme dhe rrezikshme për jetën.

“Vajza e ka vënë jetën në rrezik për të bërë një foto. Kurrë nuk kam parë ndonjë djalë që të varet në shkëmb”, komentoi një tjetër.

Por ka patur edhe të tjerë që pavarësisht rrezikut, kanë thënë se përfundimi ishte i bukur. “Të jem i sinqertë më frikëson kur e shoh këtë fotot, por e dua”, shprehet një komentues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al