9 Gusht, 2018

“Çfarë Zotin je duke bërë?”, modelja shqiptare habit fansat me veprimin që bën në Bahamas (VIDEO)


Modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj është duke shijuar disa ditë pushime në Bahamas. Ajo është duke u relaksuar së bashku me vëllain e saj dhe dy vajzat.

Emina është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht foto e video nga vendet luksoze që viziton, si dhe nga përditshmëria e saj.

Por një video e bërë së fundmi nga vëllai i modeles, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj. Në këtë video ajo shfaqet duke larë thembrat e këmbëve në ujë dhe reagimi i vëllait është akoma më i paparë.

“Mundesh me e nxjerr prej katundit, por kurrë nuk mund të ikë katundi prej kësaj. Çfarë Zotin je duke bërë, ke ardhur në Bahamas për të bërë kto ë”, ka reaguar i vëllai i saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al