21 Qershor, 2018

Çfarë u ka ndodhur gishtave të dorës? Marina Vjollca habit fansat


Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca tërheq gjithmonë vëmendjen e fansave me postimet e saj në rrjetin social “Instagram”. Ajo komentohet mjaft për bukurinë dhe linjat e saj perfekte.

Mirëpo në foton e publikuar pak minuta më parë, një detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Teksa ka pozuar me një fustan të ngushtë jeshil që i tregon gjoksin, fansat e kanë akuzuar Marinën në komente se ka përdorur “photoshop”.

Siç e shohim në foto, gishti i madh i dorës së saj, me të cilën ka hedhur flokët një një anë, nuk duket.

“Ta paska marrë photoshopi gishtin”, “Ku e ke gishtin o Marina?”, “Çfarë ju ke bërë gishtave?” janë disa prej komenteve në foton e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al