26 Tetor, 2018

Çfarë të keqe kanë klubet e striptizmit?


Një klub i llojit lap-dance është planifikuar të hapet në qytezën e qetë Kirkcaldy, në Skoci dhe kjo ka shkaktuar një reagim te banorët.

Shumë kanë dalë kudër, duke bërë edhe protesta. Ndërsa një vajzë 19-vjeçe, Abbi Gallagher, ka mbështetur publikisht hapjen e këtij biznesi.

Abbi, e cila ka aplikuar në një vend pune në klub, ka thanë për “Scottish Sun”, se femrat duhet të jenë të lira të zgjedhin.

Ajo është shprehur se studimet nuk i lënë kohë që të merret me punë tjetër dhe të qenit një balerinë një klub striptizmi e ndihmon të paguajë faturat për studimet dhe të bëjë disa para ekstra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al