19 Shtator, 2017

Çfarë të bëni kur ju dhe shoqja juaj dashuroni të njëjtin person


 

 

Mos u alarmoni nga titulli, të dyja jeni femra me gjak të kuq, me nevoja dhe dëshira fizike dhe emocionale e keni shoqëri të njëjtë. Ka shumë mundësi që ju dhe shoqja juaj më e mirë të dashuroheni në të njëjtin djalosh. Kështu, pyetja është se çfarë të bëni kur ju dhe mikja juaj keni të njëjtën simpati.

 

Mos u tmerroni

Përgjigja e parë në këtë pyetje se çfarë të bëni kur ju dhe mikja juaj jeni dashuruar me të njëjtin djalosh është të mos bëni panik. Kur e kuptoni se jeni të dashuruar në një njeri të përbashkët, merrni një hap prapa dhe kontrolloni situatën. Gjëja më interesante për ta konsideruar këtu është nëse ai djalosh ka treguar ndonjë interes romantik për ndonjërën prej jush. Nëse po, atëherë puna ka marrë fund dhe lini kiminë ta udhëheq rrugën.

 

Jepini pak kohë

Nëse dashuroheni me një djalë me të cilin del mikja juaj më e mirë, mos merrni veprime të menjëhershme dhe ta prishini gjithë miqësinë tuaj. Ndoshta mund të jetë një fazë kalimtare që ndodh midis juve dhe mikut tuaj. Qëndroni  disa javë anash situatës dhe ndoshta në mënyrë natyrale ndjenjat do të zbehen.

Mos e gënjeni miken tuaj

Nëse ndodh që gjërat t’i dërgoni një hap tutje me këtë dashurinë e ndarë me shoqen, është  shumë e rëndësishme mos ta gënjeni. Ndjenjat e saj mund të lëndohen nga fakti që e keni fituar betejën për atë mashkull, por do të jetë edhe më e zemëruar nëse e kupton se ia keni punuar pas shpine.

 

Mësoni më shumë për situatën

Situatat si kjo nuk shfaqen për çdo ditë dhe është e rëndësishme të mësoni nga gabimet që mund t’i bëjë dikush tjetër, në mënyrë që historia mos të përsëritet.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al