10 Mars, 2018

Çfarë po ndodh? Të rinjtë po largohen nga mediat sociale


Një raport i ri ka dalë në përfundimin se të rinjtë po heqin dorë nga mediat sociale dhe po kalojnë më pak kohë n ë “Facebook”.

Në raport thuhet se platforma të tilla si “Facebook”, “Twitter”, “Instagram” e madhe edhe aplikacione si “Tinder”, po vënë re se përdoruesit e tyre po shkëputen gjithnjë e më shumë.

Por mesa duket aplikacioni që ka në qendër fotot, “Snapchat”, vazhdon të tërheqë vëmendjen e gjeneratës më të re. Ndërsa lidhur me shkëputjen nga mediat sociale, shumë njerëz thonë se koha e kaluar në to është e humbur kot dhe se platformat po i bëjnë ata që të mendojnë negativisht.

Një kompani kërkimesh në treg, me qendër në Boston, “Origin” ka mbledhur të dhëna mbi një kampion të rinjsh, të lindur nga viti 1994 e në vijim. Hulumtimi është ndalur te mënyrat sesi ky brez i lindur në epokën sociale preket nga bota virtuale.

Përveçse ka gjetur se 34 për qind e kësaj gjenerate ka hequr dorë përgjithnjë nga mediat sociale, studimi ka zbuluar gjithashtu se rreth 64 për qind bëjnë shkëputje të vazhdueshme.

Sipas raportit, njerëzit zgjedhin të heqin dorë nga mediet sociale për arsye të ndryshme. 41 për qind e të anketuarve besojnë se shpenzojnë shumë kohë në mediat sociale dhe 35 për qind thonë se, në to ka shumë negativitet.

Të tjera arsye janë edhe humbja e interesit në përmbajtje. 22 për qind e përdoruesve thonë se duan më shumë privatësi dhe nuk mund të përballojnë presionin për të marrë vëmendje.

Një në 5 përdorues thonë se platformat e mediave sociale i bëjnë të ndihen keq për veten e tyre. Pak kohë më parë, një tjetër studim tregoi se njerëzit po kalojnë gjithnjë e më pak kohë në “Facebook”. Sipas tij, ka një rënie prej 24 përqindësh të kohës së kaluar në këtë platformë nga një person.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al