20 Dhjetor, 2018

Çfarë ndodhi me unazën e fejesës 2 milionë dollarë? Paris Hilton zbulon se kush e ka atë


Muajin e kaluar bëri bujë ndarja e Paris Hilton me ish-të fejuarin e saj, Chris Zylka. Pas prishjes së fejesës, Chris i kërkoi Paris që t’i kthente unazën prej 2 milionë dollarë, që ia dha kur i propozoi për martesë.

Pas shumë pikëpyetjeve se kush e ka unazën me diamant 20 karatësh, më në fund Paris Hilton ka zbuluar detajet rreth saj.

Gjatë një intervistë ne emisionin “Sirius XM” të Jenny McCarthy, Hilton dha sinjale mbi vendndodhjen e unazës së saj.

“Personi ku ne morëm unazën, mori miliona e miliona dollarë publicitet falas. Mua më pëlqen sesi mediat sociale janë kthyer në një formë të re për të grumbulluar para”, u shpreh ajo fillimisht.

Por në momentin kur McCarthy e pyeti: “Kështu që ti po e mban unazën?”, Hilton iu përgjigj: “Po. Diamantet janë miku më i mirë i një vajze”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al