27 Tetor, 2022

Çfarë ndodhi me Selena Gomez? Artistja ndërpret të gjitha aktivitetet, zbulohet arsyeja


Mbrëmjen e djeshme Selena Gomez, duhej të paraqitej në show-n e famshëm “The Tonight Show with Jimmy Fallon”. Mirëpo, këngëtarja është detyruar ta anulojë këtë intervistë të saj, pasi rezultoi pozitive me Covid-19. Lajmin e bëri me dije vetë Selena me anë të një postimi në Instagram, pak para emisionit.

Selena e postoi mesazhin së bashku me një foto të saj teksa shihet e shtrirë në një divan me qenin e saj aty pranë.

Para ditësh bëri namin në rrjet një foto e Selenës dhe Hailey Bieber së bashku duke qeshur, vajzat më të përfolura morën pjesë në të njëjtin event në Los Angeles.

Mirëpo, ajo çfarë nuk pritej ndodhi dhe e shkuara dhe e tashmja e Justin Bieber pozuan me njëra-tjetrën, duke hedhur poshtë çdo thashethem për një marrëdhënie jo të mirë të tyre.

Në podcast-in “Call Her Daddy” Hailey gjithashtu konfirmoi se kishte folur me Gomez që kur u martua me këngëtarin në shtator 2018 dhe përsëriti se nuk ka “asnjë dramë” mes tyre. Kujtojmë që marrëdhënia e Justin me Selenën është komentuar për vite me radhë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al