20 Shtator, 2019

Çfarë ndodhi? Emisioni i Ori Nebijajt dhe Isli Islamit nuk u transmetua mëngjesin e sotëm


Dy moderatorët e njohur, Ori Nebijaj dhe Isli Islami, të cilët na shoqërojnë çdo mëngjes me emisionin e tyre, “Wake up”, munguan ditën e sotme.

Programi i mëngjesit nuk u transmetua në “Top Channel” dhe të gjithë u bënë kuriozë të dinë se çfarë ka ndodhur, pasi askush nuk lajmëroi se nuk do të kishte emision.

“Revistawho.com” shkruan se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, pasi ka qenë thjesht një problem teknik në studio. Si pasojë emisioni nuk ka mundur që të transmetohet mëngjesin e sotëm, por nga e hëna do të rinisë normalisht.

Gjithashtu faqja zyrtare e “Wake up” në “Instagram” shkruan se nga e hëna, ora 07:00-10:00, emisioni do të jetë në transmetim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al