12 Maj, 2022

Çfarë ndodhi? Dafina Zeqiri tregon problemin shëndetësor: Më shoqëron kudo


Këngëtarja Dafina Zeqiri  e ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Dafina ka treguar këmbën e vendosur në një karrige dhe sipër gjurit i ka vënë një qese me akull. Krahas fotos ajo shkroi:

“Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”

Dafinës iu rikthye përsëri problemi në gju disa javë më parë dhe këtë ajo e bëri të ditur duke publikuar në Instastory një foto të gjuri të saj, të mbështjellë ku shkruan: “Rikthehemi përsëri”- duke treguar edhe gishtin e mesit. Gjithashtu tregoi se po merrte mjekimin e duhur dhe ndihmën e familjarëve.

Dafina dhe DJ Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc Halimi, prej vitesh po jetojnë një lidhje të konsoliduar teksa janë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të mirë në muzikë. Së fundmi është raportuar se Dafina dhe Dj Geek kanë ndryshuar statusin e tyre, duke celebruar dashurinë e tyre.

Ndonëse nuk ka pasur një ceremoni, burimet bëjnë me dije se gjithçka është mbajtur sekret për të gjithë, duke preferuar që lajmin ta ndajnë vetëm me të afërmit e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al