10 Nëntor, 2022

Çfarë ndodhi? Bes Kallaku ironizon keq Ermal Mamaqin: I vetmi që në garë me veten del…


Disa ditë më parë Ermal Mamaqi prezantoi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili shkaktoi dhe reagime nga personazhe të njohur në rrjetet sociale.

Një ndër ta, është dhe miku i aktorit, Bes Kallaku i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me librin e Ermalit.

Aktori i humorit publikoi foton e kopertinës së librit në Instagramin e tij dhe krahas saj shkroi:

“I vetmi që në garë me veten, del i treti”.

Mirëpo as Ermali nuk e la pa i kthyer një përgjigje. Aktori i humorit shpërndau postimin e Besit në profilin e tij dhe shkroi:

 “Bravo @bes_kallaku deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”.

Nuk dihet nëse komenti i Besit ishte ironizues apo thjesht është një shaka mes tij dhe aktorit të humorit.

Kujtojmë se Ermali foli së fundmi dhe për ‘sherrin’ mes tij dhe gazetares Iva Tiço. I ftuar në “ABC e pasdites”, Mamaqi tregoi se ‘sherri’ nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.

Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, – u shpreh Ermali.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al