25 Shkurt, 2019

Çfarë kimie mes Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper në “Oscars”, aty ishte edhe Irina Shayk (Foto+Video)


Një ditë më parë, të gjithë janë çmendur pas performancës së Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.

Ashtu siç ishte paralajmëruar dyshja performoi “Shallow”, me të cilën arritën të fitonin edhe çmimin për “Këngën më të mirë origjinale”.

Mes Gaga-s dhe Cooper-it kishte një kimi, aq sa dy aktorët u afruan më shumë seç duhet në fund të performancës, madje thuajse u puthën.

Përdoruesit e “Twitter”-it filluan të dyshonin se mes tyre ka diçka më shumë sesa thjesht miqësi. Ndërkohë partnerja e Cooper-it, Irina ishte në sallë dhe shikonte performancën.

Gaga shfaqej për herë të parë në tapetin e kuq pas ndarjes nga i fejuari i saj Christian Carino. Ndërkohë Bradley u shfaq në tapetin e kuq dorë për dore me mamanë e tij, Gloria dhe modelen Irina Shayk.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al