25 Shtator, 2018

Çfarë ka ndodhur? Robert Berisha ka ndaluar Nora Istrefin që ta ndjekë në “Dance With Me”


Këngëtari Robert Berisha është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”. Lidhur me këtë ai është shprehur se kjo është hera e parë që po merret me vallëzim.

Ndërkohë në vitin 2014, në këtë spektakël ka qenë edhe bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Nora Istrefi. Kjo e fundit u detyrua që ta linte garën në mes pasi dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël e së shpejti do të bëhej me vajzë.

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Alketa Vejsiu pyeti Robertin nëse  bashkëshortja e tij e ka parë në sfidën e vallëzimit në natën e parë.

“I kam thënë të mos e shohë fare, ja kam ndaluar.  Të paktën deri në natën e gjashtë” – tregoi këngëtari Robert Berisha.

Gjithashtu ai premtoi se do të lërë palestrën dhe do i dedikohej vetëm kërcimit për të qenë i zoti aq sa Nora Istrefi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al