26 Janar, 2018

Çfarë i ndodhi Fifit? Shpërthu në lot në mes të emisionit


Ajo shfaqet në ekran gjithmonë e fortë, e drejtpërdrejtë dhe me një sens humori të jashtëzakonshëm. Por sot, këngëtarja Fifi ka treguar një anë tjetër të karakterit të saj.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ajo ka shpërthyer në lot pas një videomesazhi të bukur e prekës të së motrës, Edona.

“Të falënderoj që na ke bërë krenarë dhe që je një motër perfektte!”, i ka thënë ndër të tjera ajo Fifit, e cila nuk ka arritur që të mbajë lotët.

Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar se një tjetër arsye se përse u prek aq shumë, është edhe fakti që ajo tashmë për shkak të angazhimeve në Shqipëri, e viziton më rrallë familjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al