1 Gusht, 2018

Çfarë i ka ndodhur Noizy-t? Reperi shfaqet me duart e gjakosura (FOTO)


Reperi i dashur për publikun shqiptar Noizy, është mjaft i komentuar për jetën e tij luksoze. Ai gjithashtu komentohet edhe për sherret e shumta pjesë e të cilave ka qenë në jo pak raste.

Sot, Noizy ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet me grushtet e gjakosura dhe fansat janë shqetësuar menjëherë për të duke menduar se bëhet fjalë për një konflikt të ri.

Por bashkëngjitur me foton reperi ka lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një sherr. “Ti thjesht ma din emrin, por jo të kaluarën time”, shkruan Noizy krahas fotos së postuar.

Kujtojmë se para se të bëhej i famshëm ai ka jetuar në Londër ku ka qenë një “street finger” dhe ka bërë një jetë të vështirë.

Pikërisht sfidat e shumta me të cilat është përballur gjatë jetës së tij e kanë nxitur të punojë fort dhe sot është një ndër reperët shqiptar më të suksesshëm.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al