27 Qershor, 2018

Çfarë i ka ndodhur? Dua Lipa largohet duke qarë nga skena


Një ditë më parë Dua Lipa i ka lënë të shqetësuar fansat e saj gjatë një koncerti në Denver. Këngëtarja shqiptare ka ndërprerë në mes performancën e saj dhe është larguar nga skena duke qarë.

Për këtë Dua u ka kërkuar falje të gjithëve dhe u ka shpjeguar se pse është larguar në atë mënyrë. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ajo ka thënë se ka ndjerë një dhimbje të madhe në vesh për shkak të një infeksioni.

“Më vjen shumë keq që ndërpreva koncertin e natës së sotme. Kam pasur një infeksion në vesh gjatë dy ditëve të fundit. Mendova se do të isha e aftë t’ia dilja, por ishte e dhimbshme. U këshillova dhe më thanë se nëse do të vazhdoja do të pësoja dëmtim të përhershëm në vesh. Ndihem shumë e trishtuar që ju zhgënjeva. Do të doja shumë t’ia dilja mbrëmë në koncert për ju. Ju lutem mbajini biletat, po merrem me caktimin e një tjetër koncerti. Me dashuri Dua”, shkruan këngëtarja me famë botërore në postimin e saj në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al