1 Dhjetor, 2022

Çfarë dhurate të pazakontë i bëri Isli Islami Armina Mevlanit


Së fundmi  Isli Islami ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka servirur nga një dhuratë për moderatoret.

Ndonëse ajo që na bëri përshtypje është fakti se Arminës ka vendosur ti dhurojë sfungjer enësh që të bëjë punët e shtëpisë meqënëse nuk dëshiron që vjehrra ti futet në shtëpi. Është shoqëruar me shumë të qeshura, ndonëse Armina ka treguar se ka marrëdhënie të mirë me vjehrrën.

Isli Islami i bën dhuratën e pazakontë Armina Mevlanit: Meqë ...Rikujtojmë se një muaj më parë Armina ka organizuar dasmën e shumëpritur me Shkëlzen Berishën, duke ndarë mjaft detaje nga ajo,  gjithësesi Isli të gjithën këtë e ka bërë në një formë shakaje. Gjatë një diskutimi në “Goca dhe Gra” blogerja u shpreh se nuk ishte aspak dakort që një mashkull të vazhdojë të mbetet një ‘çun mami’ edhe pasi ka nisur të bashkëjetojë me partneren e tij.

 “Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh Armina. Më tej, Armina nuk i pajtohej as mendimit të kolegeve të saj kur shpreheshin se nuk ka asgjë të keqe që vjehrra të të ndihmojë me punët e shtëpisë. Sipas modeles kjo gjë cënon intimitetin e një çifti dhe kjo gjë vlen dhe për mamanë e saj.
 “Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi. Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde. Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte.”- u kundërpërgjigj ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al