11 Korrik, 2018

Çfarë bën Ronela Hajati kur ndahet nga i dashuri? Ja çfarë thotë këngëtarja


Rrjeti social “Instagram” ka ardhur me një aplikacion të ri, që i ka bërë të famshmit shqiptarë të zbulojnë shumë gjëra për veten që nuk i kishim ditur më parë.

Tashmë ndjekësit mund të bëjnë pyetje direkte një personazhi dhe ai ia kthen përgjigjen në “Instastory”. Këtë e ka provuar edhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati, e cila u ka kthyer disa përgjigje vërtet interesante për jetën e saj private.

E pyetur nëse ka të dashur, Ronela është përgjigjur: “Si të të thotë vëllai jot”.

“Je e lidhur? Me duket mua apo je çik si shumë e çmendur (në kuptimin e mirë)”, i shkruan një tjetër fans dhe këngëtarja i përgjigjet: “Lum ai që do ketë gjithë këtë mrekulli çudibërëse si unë”.

Këngëtarja i është përgjigjur edhe pyetjes: “Çfarë bën kur ndahesh nga i dashuri?” dhe përgjigja nuk ndryshon shumë nga ne vajzat e thjeshta: “Qaj plas!”

Ronela është përfolur prej kohësh për një lidhje me Young Zerkën edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar asnjëherë.

Megjithatë për bashkëpunimet në muzikë ajo është e hapur të flasë për Young Zerkën dhe së fundi ka zbuluar se nuk kanë asnjë projekt të përbashkët:

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al