23 Mars, 2024

Cameron Diaz bëhet nënë për herë të dytë në moshën 51-vjeçarja! Aktorja e famshme dhe partneri i saj mirëpresin në jetë djalin


Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj Benji Madden kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë. 

cameron diaz

Çifti zbuluan lajmin në një postim në Instagram ku zbuluan se ishin bërë prindër të një djali që e kanë quajtur Cardinal.

“Ne jemi të bekuar dhe të emocionuar të njoftojmë lindjen e djalit tonë, Cardinal Madden. Ai është i mrekullueshëm dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur që ai është këtu”, ka shkruar Benji Madden në një postim të përbashkët në Instagram.

“Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto, por ai është vërtet i lezetshëm”, shtoi ai, duke përfunduar: “Ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës. Ju dërgojmë shumë dashuri nga familja jonë. Urimet më të mira”.

Aktorja 51-vjeçare dhe partneri i saj Madden, 45 vjeç, janë edhe prindër të një vajze 4-vjeçare, Raddix. Ajo ka lindur më 3 janar 2020 nga një nënë surrogate.

“Gëzuar Vitin e Ri nga Maddens!” çifti shkruante në atë kohë.

Diaz dhe Benji u dashuruan pasi u prezantuan me njëri-tjetrin nga kunata e tyre, Nicole Richie, gjatë një darke.

Richie është i martuar me vëllain binjak të Benjit, Joel Madden, dhe kanë dy fëmijë.

“Ai hyri në derë, dhe unë thashë, “ti!” Më pas e pashë përsëri dhe mendova: “Prit një sekondë”, tregoi aktorja.

Cameron Diaz u fejua me Madden në dhjetor 2014 dhe u martuan në shtëpinë e tyre në Beverly Hills, Kaliforni, më 5 janar 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al