27 Maj, 2019

Çaji me kamomil dhe kanellë rregullon sheqerin në gjak dhe trajton diabetin


Hiperglicemia është termi mjekësor që tregon një çrregullim të karakterizuar nga nivele të larta të sheqerit në gjak, që shkaktohet kur trupi nuk është në gjendje të marrë sasi të mjaftueshme të insulinës ose nuk e përpunon atë në mënyrë korrekte.

Mënyra e jetesës ndikon në masë të madhe në çdo çrregullim, qoftë pozitiv apo negativ. Një dietë e papërshtatshme dhe zakone të këqija të tilla si një mënyrë jetese e ulur mund të nxisin shfaqjen e disa kushteve shëndetësore, duke përfshirë diabetin.

Më poshtë sugjerojmë recetën për një çaj bimor të kamomilit dhe kanellës, i cili është një nga mjetet më efektive për rregullimin e sheqerit në gjak dhe mbajtjen nën kontroll të diabetit. Kamomili dhe kanella janë anti-inflamatorë dhe përmbajnë përbërës aktivë që ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Kamomili përmban quercetin, një përbërës që parandalon rritjen e sheqerit në gjak pas ngrënies. Ky antioksidant i fuqishëm ngadalëson absorbimin e glukozës në zorrë, duke i lejuar trupit që ta metabolizojë siç duhet.

Kanella, nga ana tjetër, nxit absorbimin e glukozës, duke përmirësuar metabolizmin qelizor. Ajo stimulon disa enzima esenciale që përmirësojnë përgjigjen e trupit ndaj insulinës.

Për të përgatitur çajin me kanelle dhe kamomil ju duhen: 250 ml ujë, 10 gram lule kamomili dhe 5 gram pluhur kanelle.

Vendosni kanellën për të zier, pastaj hiqeni nga soba dhe shtoni lule kamomili. Lëreni për rreth 10 minuta, pastaj filtrojeni dhe pini një filxhan në ditë, pas ngrënies ose esëll. /Revista Psikologjia/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al