19 Mars, 2018

“Burri im muskuloz vdes për tulet e mia, i përballon me sukses” (FOTO)


Të gjithë e pyesin se si ka mundësi që ka gjetur një burrë aq të pashëm. Arsyeja e kësaj pyetjeje është se Jenna Kutcher është një femër e shëndoshtë, ndërsa bashkëshorti i saj është muskuloz.

Me profesion fotografe dasmash, amerikania thotë se në “Instagram”-in e saj ka shumë persona që e tallin për faktin që qëndron në krah të një burri me trup perfekt.

Për “Yahoo Lifestyle”, Jenna shprehet se mesazhe të tilla i kanë ulur vetëbesimin fillimisht, por tashmë po i lufton me sukses.

“Ky burrë dëshiron çdo kile timen dhe këtë ka bërë këto 10 vitet e fundit. Ai më kujton gjithmonë që jam e bukur (edhe kur nuk lahem). Kam krahë të mëdhenj dhe kofshë të trasha, por ai vdes për tulet e mia dhe i përballon ato me sukses”, shkruan fotografja në një nga fotot e postuara në “Instagram”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al