29 Qershor, 2022

“Burrat duhet të ngrejnë zërin”/ Meghan Markle dhe Princ Harry reagojnë pas shfuqizimit të së drejtës për abortin: Kjo do të sjellë pasoja…


Meghan Markle dhe Princi Harry kanë regauar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë për të rrëzuar Roe kundër Wade .

Ish-aktorja e serialit “Suits”, 40, e cilësoi përgjigjen e burrit të saj si “feminist” teksa ka folur në një intervistë për Vogue me Gloria Steinem ditën e sotme.

“Burrat duhet të ngrejnë zërin në këtë moment dhe më gjerë, sepse këto janë vendime që ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe komunitetet në përgjithësi,” tha ajo. “Ata mund të synojnë gratë, por pasojat ndikojnë tek të gjithë ne”.

“Unë dhe bashkëshorti im kemi folur shumë për këtë ditët e fundit,” vazhdoi ajo.

37-vjeçarja, vuri në dukje se shumë njerëz kanë mbetur të dëshpëruar për ndryshimin e vendimit historik që prej vitit 1973.

“Duhet të bashkohemi së bashku dhe të mos mbytemi. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur.”- tha Markle.

“Unë e di se çfarë ndjesie ka aborti, për të cilin kam folur publikisht,” tha ajo për humbjen e saj të shtatzënisë në vitin 2020 . “Sa më shumë që ne normalizojmë bisedat për gjërat që ndikojnë në jetën dhe trupin tonë, aq më shumë njerëz do të kuptojnë se sa e nevojshme është të kemi mbrojtje.”

Më pas shtoi, “Ajo që ndodh me trupin tonë është kaq personale, e cila gjithashtu mund të çojë në heshtje dhe stigmë, edhe pse shumë prej nesh përballen me kriza të shëndetit personal.”

Markle ndau historinë e saj të abortit të korrikut 2020 në një letër për Neë York Times, duke e quajtur pikëllimin e saj “pothuajse të padurueshëm”.

“Duke qenë e ftuar për të ndarë dhimbjen time, së bashku ne hedhim hapat e parë drejt shërimit”, shkroi ajo në nëntor 2020.

Ajo dhe Harry mirëpritën vajzën e tyre në qershor të vitit të kaluar. Pasi u tërhoqën nga detyrat e tyre të larta mbretërore në janar 2020, ata zyrtarizuan daljen e tyre në shkurt 2021.

Dyshja udhëtuan si një familje prej katër anëtarësh për herë të parë muajin e kaluar për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al