23 Prill, 2018

Brune dhe me flokë të shkurtër, vështirë të njihet Xhemi pas këtij ndryshimi (FOTO)


Xhemi Shehu është prej vitesh pjesë e ekranit në “Top Channel”. E ajo është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

 

Moderatorja e njohur ka postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram” një fotografi ku shfaqet brune dhe me flokë të shkurtër.

Në fakt e gjithë kjo pamje është arritur falë një parukeje e ky ndryshim duhej për një rol në emisionin e humorit “Portokalli”.

Sigurisht që Xhemin do ta vazhdoni ta shihni me flokët e gjatë bionde, pamje të cilës i ka qëndruar besnike prej vitesh.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al