7 Dhjetor, 2018

Brenda shtëpisë super luksoze të 16-vjeçarit miliarder, me një kopsht zoologjike dhe… (FOTO)


Ai mund të jetë vetëm 16 vjeç, por Rashed Saif Belhasa, i cili njihet me emrin “Moneykick” në “Instagram”, mburret me 1.5 milionë ndjekësit e tij.

Gjithashtu ai krenohet me babanë super të pasur me shumë para në bankë. 16-vjeçari jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij në një rezidencë kaq të madhe, ku përdorin një makinë golfi për të shëtitur që të gjithë kompleksin.

“Daily Mail” shkruan se Rashed ka në shtëpi edhe një kopsht zoologjik privat të mbushur me mbi 500 kafshë ekzotike ku në të gjenden luanë, tigra, panterë, leopardë, gjirafa dhe arinj.

Për “Channel 4’s World’s Weirdest Homes”, Rashed i cili është i rrethuar nga luksi, ka thënë se si ai ka në plan të ndjekë gjurmët e babait të tij, duke u marrë me industrinë e ndërtimit, për të grumbulluar një pasuri edhe më të madhe.

Ndërkaq djaloshi është pronari krenar i një koleksioni të madh të këpucëve që raportohen të jenë me vlerë rreth 1 milion dollarë.

16-vjeçari i cili është mjaft i njohur në kanalin e “Youtube” dhe në rrjetin social “Instagram”, ka takuar edhe mjaft personazhe të famshëm botëror.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al