29 Tetor, 2020

Brad Pitt i jep fund marrëdhënies me modelen 29 vite më të re: Lidhja nuk ishte…


Brad Pitt dhe modelja gjermane Nicole Poturalski janë ndarë pas një romance që duket se zgjati vetëm tre muaj.

brad pitt nicole`1

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për “Page Six” se ata i kanë dhënë fund lidhjes pak kohë më parë.

brad pitt dhe nicole (6)

Sipas burimeve marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioz, raporton “Daily Mail”.

brad pitt dhe nicole (5)

Lidhja e Brad dhe Nicole u mësua që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

brad pitt dhe nicole (3)

Modelja, e cila është në një martesë të hapur, u njoh për herë të parë me Brad në lokalin e bashkëshortit të saj, Roland Mary, në Berlin.

brad pitt dhe nicole (1)

Fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009, kur po xhironte për filmin “Inglorious Basterds”.

brad pitt dhe nicole (2)

Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur  promovonte filmin e tij të fundit, “Once Upon A Time in Hollywood”, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.

brad pittm angelina jolie dhe e nicole poturalski (7)

Nicole ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-gruan e Brad, Angelina Jolie.

brad pittm angelina jolie dhe e nicole poturalski (9)

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar me Roland-in, që e quajnë Emil.

angelina jolie brad pitt (3)

Ndërsa Pitt është baba i gjashtë fëmijëve me ish-gruan Jolie: Maddox, 19 vjeç, Pax, 16 vjeç, Zahara, 15 vjeç, Shiloh, 14 vjeç, dhe binjakët 12-vjeçar Knox dhe Vivienne.

brad pitt dhe nicole (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al