19 Dhjetor, 2018

Brad Pitt feston 55-vjetorin në shtëpi, ishte i shoqëruar nga… (FOTO)


Aktori i famshëm i Hollivudit, Brad Pitt, nuk e ka festuar vetëm 55-vjetorin e lindjes. Në ditën e tij të veçantë, ai ka qenë irrethuar nga fëmijët, me të cilët ka kaluar momente të bukura.

Një burim ka thënë për “People” se aktori qëndroi gjatë gjithë kohës në shtëpi me fëmijët më 17 dhjetor. Pitt ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten Angelia Jolie, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçarë Vivienne e Knox.

Pas divorcit i cili bëri shumë bujë në media, çifti ka pasur shumë probleme për kujdestarinë e fëmijëve dhe vetëm kohët e fundit u raportua se kishin arritur në një marrëveshje.

“Brad qëndroi me fëmijët gjatë gjithë natës. Gjatë natës ai u monitorua, si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë që arriti me Jolie”, ka shtuar burimi.

Ky i fundit ka zbuluar se monitorimi do vazhdojë derisa terapistët të vendosin se kjo gjë nuk është më e nevojshme.

“Është një kohë tranzicioni për të gjithë familjen dhe po ndihmohen nga terapistët”, u shpreh burimi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al