20 Dhjetor, 2018

Brad Pitt është i lumtur për divorcin nga Angelina dhe ka një arsye të fortë


Aktori i famsëm hollivudian Brad Pitt ka kaluar një vit të vështirë për shkak të divorcit dhe betejës për kujdestarinë e fëmijëve me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Por mesa duket 55-vjeçari ka kuptuar se i është mirënjohës Jolie për gjithë këtë situatë të krijuar gjatë kësaj periudhe.

Kjo situatë ka ndikuar në mënyrë pozitive për jetën e aktorit pasi ka arritur të heqë dorë nga alkooli. Pitt ia adreson 43-vjeçares të gjithë forcën që tregoi në seanca gjyqësore, ndërkohë që brenda vuante.

“Brad ka qenë në gjendje që të ruajë seriozitetin pavarësisht nga stresi dhe presioni ligjor që ka marrë nga Angelina gjatë divorcit. Gjatë kësaj kohe të vështirë, ai është i lumtur dhe krenar që ka qenë në gjendje të jetë mirë nga ana shëndetësore dhe psikologjike. Në atë periudhë të errët, Brad qëndroi më shumë në punë dhe mori disa vendime të mira për veten”, tha një burim pranë tij për “HollywoodLife”.

Ndërkohë së fundmi Brad festoi 55-vjetorin e tij të lindjes. Ai e kaloi ditën e tij speciale në shtëpi, nën shoqërinë e gjashtë fëmijëve që ka me Jolie.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al