5 Mars, 2019

Bosi i “Topshop “përfshihet në një skandal, i publikojnë videon duke u puthur me punonjësen


Një video e re e bosit të “Topshop”, Sir Philip Green është publikuar duke mbajtur në duar një shishe shampanjë, teksa puth një grua të re, e cila ulet nervozisht në prehrin e tij.

Pamjet tregojnë gjithashtu manjatin 66-vjeçar që e quan punonjësen “e keqe” dhe i thotë: “Ju nuk e dinit se do të ishit me kaq fat, apo jo?”.

I ulur në divan me shishen e shampanjës në duar dhe femrën pranë tij, ai duket se është i vetëdijshëm se është duke u filmuar.

Pamjet e skandalit të marra nga “The Sun”, vijnë pas akuzave të shumta të ngacmimit kundër tij. Në atë që duket si një video lamtumire për një punonjës, ai tërheq gruan ndaj tij dhe e çon kokën e saj në shpatullën e tij.

Ai i prek flokët dhe i thotë: “Nuk e keni idenë se çfarë do të them”. Duke i dhënë asaj një puthje teksa e mban në krahët e tij, ai shton: “Tani kjo do të kujdeset për mua në vendin tënd”.

E teksa ajo tenton që të largohet nga 66-vjeçari, ky i fundit i thotë që ulet pranë tij dhe e afron sërish pranë vetes duke thënë: “Me fat”.

Ndërkohë kujtojmë se biznesmeni është i martuar me Tina Green dhe kanë dy fëmijë së bashku Chloe dhe Brandon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al