5 Maj, 2020

Bosi i Tesla bëhet sërish baba, vjen në jetë djali i 6-të. Ja emri i pazakontë që i ka vendosur


Bashkëthemeluesi  i Tesla është bërë sërish baba. Sipërmarrësi miliarder dhe këngëtarja kanadeze grimes mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmi u zbulua nga Musk nëpërmjet një postimi në Twitter ku publikoi një foto me djalin e tyre të vogël në krahë dhe shkroi: “Mami dhe foshnja janë mirë.”

Ndërsa tregoi edhe emrin e pazakontë që i vendosi foshnjës pasi u pyet nga ndjekësit.

“X Æ A-12”- shkroi 48-vjeçari.

Grimes mbajti të azhornuar fansat gjatë periudhës së shtatzënisë duke treguar në shkurt se kishte pasur komplikime.

Më vonë atë muaj, u tha ndjekësve në Twitter se do t’i lejojë fëmijës të zgjedhë gjininë e vet.

Ajo ende s’ka bërë asnjë postim në lidhje me lindjen e foshnjes.

Musk dhe Grimes janë në një lidhje për më shumë se dy vjet dhe bënë debutimin e tyre të parë në publik si çift në Met Gala 2018.

Musk me origjinë nga Afrika e Jugut është një nga burrat më të fuqishëm dhe më të pasur në botë dhe ka djem me gruan e tij të parë, autoren kanadeze Justine Wilson.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al