11 Korrik, 2022

Bora Zemani ndan videon e ëmbël me djalin e saj: Arbori e ndien dhimbjen e mamit prandaj…


Pasi shijoi disa ditë pushime në Turqi së bashku me djalin e saj, Bora Zemani po i dedikon pak kohë vetes duke u marrë me sport.

Moderatorja, e cila tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolur për shkak të jetës së saj private, ka publikuar një video në Instastory. Ajo shihet teksa po bën një ushtrim në palestër ndërsa personi që e shoqëron është djali i saj Arbori.  Duket se Bora po bën një ushtrim të vështirë në palestër, por djali i saj “i ka ardhur në ndihmë.”

“Arbori e ndien dhimbjen e mamit prandaj po numëron shpejt”- shkruan Bora karahas videos, shoqëruar me të qeshura.

 

Moderatorja nuk nguron të ndajë herë pas here me publikun momentet e bukura që kalon me djalin e saj, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë ndjekësve me ëmbëlsinë e tij.

Bora ka vetëm një djalë nga lidhja e saj me DJ Vin Velin. Pas ndarjes nga DJ, ajo nisi një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj. Çifti tashmë janë më të përfolurit e momentit për mënyrën se si u zhvillua romanca e tyre pas ndarjes, tradhtisë së aktorit dhe së fundmi ribashkimit.

Dyshja po konfirmojnë çdo ditë e më shumë ribashkimin e tyre, përmes mesazheve dhe postimeve në rrjetet sociale, që pasi u kapën mat bashkë në pushimet në Itali. (KLIKO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al