12 Prill, 2019

“Boll bëre si… bëhu pak…”, komenti i Rita Latit për Rozën do t’ju shkrijë së qeshuri (VIDEO)


Moderatorja e njohur, Roza Lari, ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të veçantë me mamanë e saj, aktoren e humorit, Rita Lati.

Herë pas here ato publikojnë në rrjetet sociale foto apo video, ku nuk mungojnë ngacmimet dhe batutat nga ana e tyre.

Së fundmi nënë e bijë do të jenë të ftuara në emisionin “Xing me Ermalin”. Roza ka postuar në “Instastory” një video ku tregon se po presin në prapaskenë. Aty ajo gjen edhe rastin që të filmojë veten veshjen e saj.

Por nga reagimi i Ritës, duket se asaj nuk i ka pëlqyer ky veprim i të bijës dhe bën një koment epik.

“Boll bëre ashtu si pjeshkëllesh, mos më hap barkun. Rri cik normale, cik serioze jepi cik vetes gaz me karar”, dëgjohet t’i thotë Rita së bijës.

Ndërsa Roza pyet ndjekësit e saj: “Nuk e di a i keni dhe ju këto probleme me mamat?,” ndërkohë që Rita ia kthen: “I kanë që ç’ke me atë punë”, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura te ndjekësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al