2 Korrik, 2019

Bojkeni, me stil rokeri edhe në përditshmëri


Bojken Lako është një nga artistët më të pëlqyer të muzikës shqiptare dhe një ndër më jetëgjatët në këtë treg muzikor, ku kanë hyrë dhe kanë dalë shumë gjithë këto vite.

Krahas talentit të tij si kantautor, mbase një tjetër sekret pse Bojken vijon të pëlqehet, është se ai i ka qëndruar besnik rrymës muzikore që lëvron, siç është rroku. Kjo e bën atë të veçantë, dhe falë ngjyrës së zërit, edhe të paimitueshëm gjithashtu. Tashmë, i martuar me një artiste, Bojken duket se ka gjetur edhe lumturinë në jetën personale, jo vetëm profesionale.

Këto ditë, Bojkeni është fotografuar nga paparazzi ynë në rrugët e Tiranës. Na ra në sy stili i tij, i veshur me të zeza, pantallona të shkurtra, varëse, syze të zeza dhe flokët biondë. Padyshim që si me zërin, ashtu edhe me pamjen, Bojken kërkon të ketë stilin e tij të paimitueshëm dhe, në fakt, ai bie menjëherë në sy, pasi nuk i përket turmës. Nuk e dimë se cilat janë planet e tij muzikore, por ne shpresojmë që të sjellë sa më parë një krijim të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al