9 Gusht, 2018

Blero i bën dedikimin më të bukur Afronës për ditëlindje: Bota ka nevojë për njerëz si ty, por unë…


Këngëtari i njohur Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika janë një ndër çiftet më të përfolur në shoubizin shqiptar. Shpeshherë është folur për ndarjet dhe ribashkimet mes tyre.

Por pavarësisht gjitha krizave që kanë kaluar, Blero dhe Afrona kanë treguar se gjithçka mund të kalojë e ata të dy shfaqen gjithnjë e më të dashuruar me njëri-tjetrin.

Një gjë të tillë e tregojnë nëpërmjet postimeve që bëjnë në profilet e tyre në rrjetet sociale. Këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe Blero me urimin emocionues dhe të veçantë që i ka bërë Afronës me rastin e ditëlindjes.

“Shpirti yt, zemra jote, personaliteti yt, prekja jote, sytë e tu, buzëqeshja jote, aroma jote, ngrohtësia jote, karakteri yt, refleksioni yt. Bota ka nevojë për njerëz si ty! Por unë kam nevojë më shumë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e përjetshme! Ti je bota ime”, shkruan Blero krahas fotos ku shfaqet duke puthur Afronën.

Duke qenë se kjo ditëlindje i ka gjetur larg njëri-tjetrit, këngëtari ka menduar që ta surprizojë të dashurën e tij duke u nisur drejt destinacionit ku ajo ndodhet.

Blero është nisur në mesnatë drejt Zvicrës për të qëndruar pranë Afronës në këtë ditë të rëndësishme të saj.

“Rrugës për ditëlindjen e vogëlushes sime Afrona Dika. Ti je bota ime”, shkruan Blero në postimin e tij në “Instastory”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al