25 Shtator, 2020

Blero flet për betejën me koronavirusin: U bëra shumë keq… Ja ku u infektua këngëtari


Pak kohë më parë, këngëtari i njohur, Blero, zbuloi se ishte infektuar me koronavirus nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale.

blero (2)

Ai shfaqej i shtrirë në spital me një age në krah.  Ditën e djeshme, ai ishte ftuar tek “Rudina”, ku ka folur edhe për periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë kohës që ishte i infektuar.

blero (4)

“Në muajin shkurt, kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloi. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas shkurtit, nuk e mbaj mend ndonjë frazë që të kem qenë keq. Gjithmonë u jam përmbajtur rregullave. Unë mendoj se derisa të vijë vaksina, duhet të ruhemi”,– tha këngëtari.

blero (3)

Duket se për Bleron beteja kundër koronavirusit ka qenë më e vështirë edhe për shkak se vuan nga angina, një sëmundje zemre, e cila shkakton dhembje gjoksi ose presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al