30 Qershor, 2018

Bleona Qereti revoltohet tek emisioni i Çanit: Hera e fundit që vij këtu


Mbrëmjen e djeshme Bleona Qereti ishte e ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ku për një çast u “largua” nga studioja pasi në ekran u shfaq video ku aktori Rezat Veleshnja imiton këngëtaren teksa ngrin vezët.

Këngëtarja e njohur ka aktruar në mënyrë perfekte teksa është ngritur nga karrigia dhe është nisur për të dalë.

“Betohem që kjo është hera e fundit që unë do të jem këtu nëse nuk e heq këtë video. Ky është skandal, është injorancë e madhe. Je duke ofenduar të gjitha femrat me këtë”, tha Qereti.

Por vetëm pas këtyre fjalëve, ajo është rikthyer e qeshur në studio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al