8 Maj, 2019

Bleona Qereti ka një mesazh për të gjitha femrat: Nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohesh një mashkulli…


Këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti po punon fort që të arrijë majat e dëshiruara në karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në mars të këtij viti, ajo u përfol shumë për pjesëmarrjen në serialin e njohur amerikan “Paper Empire”. Në profilin e saj në “Instagram”, Bleona postoi edhe foto gjatë xhirimeve, ku zbuloi edhe look-un e saj.

Ndërkohë gjatë intervistave të ndryshme apo në postimet e saj në rrjetet sociale, Bleona ka lënë të kuptohet se është një femër e pavarur. Ajo ka treguar se gjithnjë rend pas ëndrrave dhe pasioneve të saj, e nëse një mashkull e privon atë në gjërat që do më së shumti, atëherë Bleona më mirë preferon të qëndrojë beqare.

Në lidhje me këtë, këngëtarja e njohur ka postuar në “Instagram” një foto të saj, ku shfaqet mjaft sensuale me një kombinim klasik bardh e zi.

“Nuk është e nevojshme që t’i nënshtrohem një mashkulli për të qenë në krye, aty ku e meritoj! Ti mund ta bësh këtë gjithashtu”, shkruan Bleona krah fotos së postuar në “Instagram”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al