21 Korrik, 2018

Blendi Klosi ia del të heqë barkun brenda një viti


Minsitri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë këtij viti dukej se ishte angazhuar për të rënë në peshë. Në fakt, vitin e kaluar, në fotot e plazhit që bëri paparazzi ynë, njërën prej të cilave po e publikojmë, dukej qartë që Klosi kishte shtuar mjaft në peshë.

Dhe si gjithmonë, pika e dobët e burrave mbetet pjesa e barkut, aty ku akumulohet më shumë mbipesha. Por, nëse shikoni foton djathtas, të realizur vetëm dy ditë më parë, teksa Klosi po shkonte në Parlament, mund të shihet qartë që ndryshimi që ka bërë ministri, është spektakolar. Ai ia ka dalë që të heqë shumë peshë nga trupi . Ky nuk është rasti i parë që një politikan angazhohet për të rënë në peshë.

Rasti më i bujshëm është ai i Presidentit Ilir Meta, i cili ka arritur të heqë shumë kile nga trupi i tij vite më parë, peshë të cilën ai e ruan edhe sot e kësaj ditë. Gjithashtu, deputeti socialist Fidel Ylli, dikur sportist në sportin e mundjes, arriti të bjerë ndjeshëm në peshë, pasi kishte kaluar çdo limit me kilogramët e vënë. Madje, Ylli tenton herë pas here të bindë edhe kolegë të tjerë që të bien në peshë dhe këtë e dëshmojnë bisedat që arrijnë të dëgjojnë reporterët tanë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al