17 Gusht, 2023

Bledi Mane opinionist i edicionit të tretë të Big Brother VIP? Ja çfarë tha ish-banori


Edicioni i dytë i “Big Brother VIP” u përfol dhe për dy opinonistët e spektaklit të cilët ishin Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari.

Pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP, Arbër Hajdari zbuloi se nuk do të jetë më në rolin e opionistit në spektaklin e madh pasi sipas tij ai tashmë e kishte përfunduar misionin. Ndërsa Zhaku shprehu se do të merrte sërish pjesë si opinioniste nëse do të marrë ftesën për edicionin e tretë.

Mirëpo teksa shumë emra t ëish-banorëve të “BBVIP2” janë përfolur se mund të zënë vendin e opinionistit, së fundmi njëri prej tyre e ka shprehur publikisht dëshirën për ta pasur këtë pozicion të rëndësishëm në spektaklin e madh.

Ai është gazetari Bledi Mane, i cili tha se dëshironte të kandidonte për rolin e tij si opinionist.

“Do kisha dëshirë për shembull të kandidoja edhe unë si opinionist në ‘Big Brother’. Do jem konkurent i fortë me Kristin mesa po shoh”, tha Mane për “Pushime On Top”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al