30 Dhjetor, 2018

Bled Çuçi, ministri i ri i Bujqësisë, që i pëlqen të rrijë me tuta në Bllok


Dikur ka qenë një ministër pa portofol kur merrej me Reformën Territoriale në qeverinë Rama 1.

Ndërsa tani Rama i ka besuar një ministri mjaft të rëndësishme, atë të Bujqësisë. Bled Çuçi njihet si një natyrë e qetë, babaxhane dhe që ka marrëdhënie shumë të mira me Ramën.

Pak ditë para se të emërohej ministër Bujqësie, ai u fotografua nga paparazzi ynë në zonën e ish-Bllokut i veshur me rroba sportive. Në fakt, edhe në Parlament, Çuçi nuk shquhet për veshje strikte zyrtare.

Ai zakonisht mban një këmishë të lëshuar dhe shumë rrallë e vendos kollaren, gjë që tani që është ministër, do detyrohet ta vendosë.

Në Bllok, Çuçi shoqërohej nga kolegu i tij, Qefalia, deputet i PS-së dhe të dy së bashku u takuan me ish-deputetin Dash Peza.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al