28 Shtator, 2017

Bihter’ heq dorë nga aktrimi? Aktorja zhgënjen me deklaratën


Beren Saat e njohur me emrin “Bihter” nga seriali “Dashuri e ndaluar” është padyshim një nga aktoret më të sukseshme dhe më të paguarat në Turqi.

Prej një viti tashmë Beren ka qëndruar larg ekranit duke i lënë fansat gjatë në pritje për t’u shfaqur në ndonjë serial të ri.

Ditën e djeshme e pyetur nga gazetarët, aktorja ka zhgënjyer me përgjigjen duke deklaruar se as këtë vit nuk do e shihni në një serial të ri.

“Po tregohem selektive. Nuk po pranoj asnjë ofertë për momentin nëse projekti nuk është i mirë”, u tha Beren gazetarëve.

Rolet e fundit të aktores ishin “Jamur” në serialin “Hakmarrja” dhe “Sulltanesha Kosem”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al