15 Shtator, 2017

Beyonce elegante dhe vezulluese në eventin e Rihannës


Ajo solli në jetë binjakët e saj, djalin Sir dhe vajzën Rumi në qershor dhe që prej asaj kohe është shfaqur shumë rrallë në publik.

Por këtë herë Beyonce dhe Jay Z janë shfaqur së bashku në eventin e përvitshëm ‘Diamond Ball’ të Rihannës në Nju Jork.

Këngëtarja 36-vjeçare, mjaft konfidente me trupin e saj kishte veshur një fustan mëndafshi jeshil, ku nxirrte në pah këmbët e saj.

Ndërsa bashkëshorti i saj, Jay Z mjaft elegant me një kostum. Sikundër do të shihni edhe nga fotot, Beyonce duket shumë në formë dhe elegante si gjithnjë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al