20 Shtator, 2019

Betejë mes mamave të modeleve të famshme, përleshen në pishinë (FOTO)


Kris Jenner dhe Yolanda Hadid janë filmuar teksa përleshen në pishinë me rroba si dhe kanë debatuar ashpër në ballkonin e një vile luksoze. Por në fakt, e gjithë kjo është realizuar për një arsye mjaft interesante.

Mamatë e modeleve të famshme, kanë rikrijuar skena ikonike nga telenovela e viteve ’80 “Dynasty”. E kjo ka qenë ideja e revistës “Harper’s Bazaar”.

Kjo e fundit ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video të shkurtër nga “përleshja” e miliardereve. Më pas Kris dhe Yolanda kanë bërë edhe një video teksa kërcejnë së bashku në pishinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al