4 Maj, 2021

“Besniku ka thënë se…”- Jonida Vokshi zbulon planet për zgjerimin e familjes pas ardhjes në jetë të Emit


Vitin e kaluar, Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë.

jonida vokshi (4)

Dyshja u bekuan me një vajzë, të cilën vendosën ta quanin Emi. Ndonëse nuk kanë kaluar shumë kohë, çifti i njohur mendojnë që tani për zgjerimin e familjes.

jonida vokshi (5)

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, Jonidës iu desh t’u përgjigjej pyetjeve të fëmijëve edhe në lidhje me jetën private.

jonida vokshi (2)

Kur do të bëhesh nëna e një djali?”– e pyeti njëri nga të vegjlit.

jonida vokshi (6)

Në fakt, për këtë Besniku ka thënë se duhet të bëjmë edhe një vajzë dhe pastaj do bëjmë një çun. Dhe meqë kështu do burri, ia lëmë në dorë burrit”,- tha aktorja duke qeshur.

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (4)

Si çdo prind i ri, edhe Jonida me bashkëshortin e saj nuk kanë ditur se si ta mbajnë një fëmijë të porsalindur, duke pasur parasysh brishtësinë e tyre.

jonida vokshi besnik krapi (12)

Ndër të tjera, Vokshi tregoi se pas lindjes, Emi qante shumë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe për këtë arsye, Besniku kishte nisur të lexonte dhe të praktikonte metoda të ndryshme për ta qetësuar.

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (5)

Fatmirësisht, ai arrinte t’ia largonte sikletin të voglës, por Jonida kishte një problem shumë të madh: pse Emi qetësohej me Besnikun dhe jo me të?

jonida vokshi ermal mamaqi elvana gjata (6)

Kjo ka qenë arsyeja pse moderatorja është ndjerë aq keq sa ka qarë edhe për një orë e mbyllur në tualet. Madje, me shaka, ajo e cilësoi partnerin e saj si “të poshtër”.

jonida vokshi besnik krapi (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al